Mund të kesh dëgjuar histori të ndryshme dashurie, nga miqtë, nga shoqet, mund të kesh dëgjuar nga ato romancat që rrallëkush i beson, sepse janë aq të bukura sa të duket sikur i përkasin një bote tjetër larg asaj që të përket ty… Ok, e lëmë me kaq, sepse këto që do të prezantohen sezonin e ri në Tv Klan janë po kaq të prekshme. Nëse të duket ende e pabesueshme, këshilla është edhe pak durim derisa të nisë një reality show spektakolar, i cili në fokus ka një Love Story.
Gjithçka që mban firmën e producenteve Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ka nisur nga puna. Një program i ri, i cili ka në fokus historitë e dashurisë. Ato të përrallave, pse jo?
“Love Story”, programi meÌ? i ri qeÌ? nis neÌ? Tv Klan, eÌ?shteÌ? njeÌ? “Reality Dating Show”, njeÌ? produksion italo-shqiptar peÌ?r dashurineÌ? e veÌ?rteteÌ? dhe emocionet.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare në Tv Klan, si edhe nga producentet e këtij programi, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.
Pa dhënë ende shumë detaje, Tv Klan fton të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e këtij reality për të fituar jo vetëm zemrën e dikujt, por edhe zemrat e të gjithë publikut.
Po kush mund të jetë konkurrent në këtë reality?
Mund të jesh edhe ti:
- Nëse s’të ka ecur në dashuri dhe po kërkon njeriun e jetës.
- Nëse ke dëshirë që bashkë me dashurinë, të gjesh edhe famën, edhe suksesin, rruga për marketingun e çdo ideje pas programit do të jetë më e thjeshtë, sepse po të dish të fitosh zemrën jo vetëm të partnerit/ partneres, do të fitosh edhe zemrat e mijëra njerëzve që do të jenë ndjekësit e tu.
- Nëse je një vajzë mbi 20 vjeç dhe një djalë mbi 24 vjeç, ke një diplomë universitare dhe një profesion, je single në këtë fazë të jetës dhe ndien që mund të thyesh tabu dhe je gati të jetosh një emocion të fortë përpara publikut dhe kamerave.
- Nëse jeton në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni apo diasporë dhe e e ke ndarë mendjen që do të dashur, të fejuar apo nuse shqiptare, je i mirëpritur.
Apliko në:
www.tvklan.al/lovestory dhe plotësoni një formular të thjeshtë duke ngarkuar një fotografi.