Gabimi më i madh që i pengon flokët të kenë volum

Furça

Nga Class• 27 August 2020

Gabimi më i madh që i pengon flokët të kenë volum

Çdo vajzë dëshiron të ketë flokë të fortë dhe me shumë volum. Por, për disa, kjo nuk duket se është e natyrshme. Pa marrë parasysh se ç’lloj flokësh ke, ka një gabim që mund të jesh duke e bërë gjithmonë në dëm të flokëve dhe që i pengon ata të jetë të fortë e të bukur.

Sipas stilistes së personazheve të njohur, Eva Scrivo, sekreti është pikërisht te furça me të cilën kreh zakonisht flokët. Ajo luan një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e volumit të flokëve. Sipas saj, furçat e sheshta dhe metalike nuk krijojnë tension të mjaftueshëm, kështu që flokët e humbasin volumin dhe bien.

Gabimi më i madh që i pengon flokët të kenë volum

Atëherë cili është lloji ideal i furçës që duhet përdorur?

Çelësi i flokëve të fortë qëndron te përdorimi i një furçe të butë dhe të rrumbullakët. Scrivo thotë se ky stil furçe u jep flokëve mundësi për të krijuar më shumë volum.

Gabimi më i madh që i pengon flokët të kenë volum

Nëse flokët nuk kanë volum edhe pas ndërrimit të furçës, atëherë duhet të tregosh kujdes me temperaturën e mashave. Stilisti Nick Penna thotë se duhet pasur shumë kujdes me piastrën që përdor për të drejtuar flokët, sepse nxehja e tyre në temperatura shumë të larta mund të çojë në dëmtim të flokëve dhe këputje të tyre.

Gabimi më i madh që i pengon flokët të kenë volum

Kështu, herën tjetër që do të drejtosh flokët pasi ke dalë nga dushi, këshillohet të përdorësh një spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë, por pa harruar furçën e rrumbullkaët për të pasur flokë të fortë dhe me volum.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon