Mami virale e rrjetit, truku ideal që do t’ju ndihmojë çdo ditë para kthimit nga plazhi

Si të shpëtoni nga rëra

Nga Class• 19 August 2020

Mami virale e rrjetit, truku ideal që do t’ju ndihmojë

Edhe në plazh këtë vit na është dashur të gjithëve ta ruajmë distancën apo jo? Por megjithatë, të gjithë kemi dashur të rikthehemi në natyrë, të hamë peshk, të zhytemi në det dhe të shijojmë rrezet e diellit të shtrirë në rërë. Por, ah, kjo rëra është vërtet gjëja më e bezdisur, sepse gjendet gjithandej, në trup, në rroba, në çantë, në makinë. Nuk ka kompromis me të.

Më parë, na është dashur të zhvishemi dhe ta durojmë derisa të bëjmë dush, por me trukun e kësaj mamit në TikTok, nuk kemi më nevojë të vuajmë.

Mami virale e rrjetit, truku ideal që do t’ju ndihmojë

Videoja, e cila tregon sa lehtë hiqet rëra nga këmbët e fëmijëve të saj, është bërë virale dhe ka regjistruar më shumë se 300 mijë shikime. Zgjidhja për të zhdukur rërën është shumë e thjeshtë – pudra e bebeve. Si ta përdorni? Nuk ka gjë më të thjeshtë:

Spërkatini këmbët e fëmijëve (ose tuajat) dhe nisni të pastroni lehtësisht. Çdo kokrrizë rëre do të pastrohet si me magji.

Mami virale e rrjetit, truku ideal që do t’ju ndihmojë

"Gjithmonë mbaj me vete pudër fëmijësh në makinë sa herë nisemi për plazh ... Ju nuk dëshironi që e gjithë rëra të hyjë në makinë, kështu që spërkateni pudrën në zonën që ka rërë dhe ajo largohet menjëherë. Shikoni që nuk ka më rërë dhe vjen gjithçka aromë e mirë".

Pudra e bebeve thith lagështirën që përmban rëra dhe që e bën atë të ngjitet, duke e bërë të pastrohet lehtësisht. Ideale.

Mami virale e rrjetit, truku ideal që do t’ju ndihmojë

Sipas komenteve pas postimit të kësaj videoje, edhe niseshteja do t’ju ndihmojë gjithashtu ta largoni shpejt rërën nga çdo hapësirë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon