Miratohen edhe 5,191 paga lufte për të larguarit nga puna dhe punonjësit e transportit rrugor
Nga Class•
12 August 2020

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Rama njoftoi se për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit të transportit rrugor, për punonjësit dhe të larguarit nga puna për muajin qershor, qeveria ka miratuar +5,191 paga lufte.
Kryeministri ka bërë me dije se efekti financiar prej 134,966,000 lekësh mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR.



