Shpërthim i salmonelës i shkaktuar nga qepët, infektohen qindra njerëz në 43 shtete

Nga Class 10 August 2020

Shpërthim i salmonelës i shkaktuar nga qepët, infektohen qindra

Një shpërthim i salmonelës i shkaktuar nga qepët po përhapet në SHBA dhe ka infektuar 640 njerëz në 43 shtete. Të paktën 85 prej të prekurve janë shtruar në spital, sipas të dhënave të Qëndrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Nëse nuk e dini prejardhjen e qepëve mos i hani, shërbeni, shisni ato ose çdo ushqim të përgatitura me to”, -tha CDC të premten.

Shenjat e infeksionit të salmonelës përfshijnë diarre, temperaturë, dhimbje stomaku (6 orë deri në 6 ditë) pas kontaktit me bakteret. Njerëzit nën moshën 5-vjeçare dhe ata mbi moshën 65-vjeçare me sistem imunitar të dobët janë më të predispozuar për të zhvilluar simptoma më të ashpra të sëmundjes.

Shpërthim i salmonelës i shkaktuar nga qepët, infektohen qindra

Në disa raste infeksioni mund të përhapet nga zorrët në pjesë të trupit, duke çuar deri në shtrim në spital të personave të prekur.

CDC u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve me simptoma të salmonelës të kontaktojnë me mjekun dhe të thonë se çfarë kanë ngrënë para se të sëmurëshin.

Raste të infeksionit janë shënuar në disa vende të Amerikës, si: Arizona, California, Colorado, Florida, Indiana, Illinois, Idaho, Iowa, Kansas, Kentucky, Maine, Maryland, Minnesota, Missouri, Montana, Nebraska, Nevada, New York, North Carolina, North Dakota, Ohio, Oregon, Pennsylvania, South Carolina, Tennessee, Texas, Utah, Virginia, Wisconsin dhe Wyoming.

Shpërthim i salmonelës i shkaktuar nga qepët, infektohen qindra

Burimi: CNN

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon