Edhe Erla Mëhilli ka të njëjtin problem me bashkëshortin si shumica e nënave të reja

Nga Class 7 August 2020

Edhe Erla Mëhilli ka të njëjtin problem me bashkëshortin si

Të rralla janë intervistat e Erla Mëhillit në ekran e sidomos ato ku flet për jetën private. Mirëpo, në një pasdite të relaksuar, duke shijuar një gotë anës detit me Ori Nebijajn, zëdhënesja e ish-kreut të PD-së, na tregoi më shumë për atë anë të jetës së saj, për të cilën shumë pak dimë.

Nënë e dy fëmijëve, 5-vjeçarit Akid dhe vogëlushit 2-vjeçar, Bind, Erla ka zbuluar më shumë rreth bashkëjetesës me ish-deputetin, Keltis Kruja dhe si është ai si prind.

Duket se sekreti i marrëdhënies së tyre është se asnjëri nuk është romantik.

“Ne funksionojmë dhe jemi bashkë sepse nuk jemi romantik as njëri, as tjetri”, -është shprehur ajo gjatë intervistës në "Pushime On Top".

Edhe Erla Mëhilli ka të njëjtin problem me bashkëshortin si

Edhe kur vjen puna te dhuratat, sërish ata nuk kanë lidhje me romanticitetin.

“Keltit edhe kur i duhet diçka nuk shkon në dyqan ta blejë, ia zgjedh unë. Ndërsa unë e kam me qejf t’i bëj dhurata vetes me lekët e Keltit. Kështu që, me rregull treshi i bie që ai bën më shumë dhurata,” –ka thënë me humor ajo.

Mirëpo, ashtu si shumica e baballarëve të rinj, Kelti i ka bezdi pelenat, edhe pse Erla pranon që me lindjen e djalit të dytë ai e ka ndihmuar shumë”

“Prezente kam qenë më shumë unë sesa Kelti, të paktën me djalin e madh, me Akidin. Por me të dytin sikur e ka ndjerë edhe ai më shumë këtë të qenin prind. Më ka ndihmuar më shumë! Mbante Akidin gjatë kohës që unë merresha me të voglin. Nuk është nga ata burrat që mund të ketë ndërruar ndonjëherë panolinën e fëmijës. Nuk e ka bërë ndonjëherë këtë gjë që të jem e sinqertë, por e plotëson me gjëra të tjera.”

Edhe Erla Mëhilli ka të njëjtin problem me bashkëshortin si

Epo, në këtë aspekt, Erla ka të njëjtin problem si shumica e nënave të reja!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon