Mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndodhi ajo që pritej prej kohësh

Nga Class 6 August 2020

Mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndodhi ajo që pritej prej

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë kthyer përsëri së bashku! Më shumë se 1 vit e gjysmë pas skandalit të tradhtisë, Khloe mori vendimin e vështirë për t’u rikthyer me babain e vajzës së saj.

Thuhet se Tristan e ka tradhtuar Khloe-n disa herë, por tradhtia me Jordyn Woods ishte ajo që i vendosi kapakun gjithçkaje. Mirëpo, duket se Khloe vazhdon të jetë e dashuruar dhe pas disa thashethemeve që kanë qarkulluar vazhdimisht në media, disa burime për People konfirmuar rikthimin e tyre.

Mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndodhi ajo që pritej prej

Sipas këtyre burimeve, Tristan dhe Khloe janë rikthyer së bashku që nga qershori.

"Ajo pëlqen ta ketë pranë. Ai ka marrëdhënie shumë të mira me True-n dhe është treguar shumë i mirë edhe me Khloe-n. Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe Khloe është tepër e lumtur", -thanë burimet pranë tyre.

Burimet shtuan gjithashtu se ata “po jetojnë në një lloj flluske dhe Khloe po e shijon”.

Mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndodhi ajo që pritej prej

Gjatë gjithë kohës që Khloe dhe Tristan u ndanë, ata vazhdonin të ruanin marrëdhënie të mira. Ajo e ftonte basketbollistin në festa familjare dhe madje u karantinuan së bashku gjatë pandemisë.

Mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ndodhi ajo që pritej prej

Tani mbetet për t’u parë sa do të zgjasë magjia!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon