Është shëruar nga koronavirusi prej javësh, Flor Binaj: Njerëzit vazhdojnë të më qëndrojnë larg

Nga Class 5 August 2020

Është shëruar nga koronavirusi prej javësh, Flor Binaj:

Në fund të qershorit Florjan Binaj dha në Instagram lajmin se ishte prekur nga koronavirusi. Ai shpjegoi qartë se ishte asimptomatik, por ashtu siç ishte rregulli do të karantinohej derisa të shërohej. Aktori u izolua në shtëpi dhe nuk pati kontakt me asnjë njeri për ditë me radhë, derisa testet treguan që ishte negativ.

Por, edhe pse ka kaluar një muaj që ai është shëruar nga koronavirusi, njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg. Kështu ka thënë aktori gjatë një interviste për “Pushime On Top”.

“Edhe pse ka kaluar një muaj, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë, sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, -është shprehur aktori i humorit.

Është shëruar nga koronavirusi prej javësh, Flor Binaj:

Flori ka shtuar gjithashtu se kur sheh këtë gjë, kupton që ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjshmërie nga ana e njerëzve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon