5 mënyra si ta vishni bluzën e bardhë me mëngë të shkurtra dhe të dukeni me stil

Nga Class 5 August 2020

5 mënyra si ta vishni bluzën e bardhë me mëngë të

Nëse ka veshje që nuk janë kurrë tepër në gardërobë, ato janë bluzat e thjeshta të bardha me mëngë të shkurtra. Duket se ato janë të pandashme në pranverë-verë-vjeshtë dhe janë ndër veshjet më komode dhe praktike që zgjedhim sa herë s’dimë ç’të veshim.

Mirëpo, bluzat e bardha s’kanë pse të jenë të mërzitshme. Me pak përpjekje mund t’i bëni ato të duken gjithçka veçse të mërzitshme. Mjafton të frymëzoheni nga blogeret e modës, por për t’jua lehtësuar punën jemi ne këtu.

Ja 5 ide si t'i bëni bulzat e thjeshta të bardha të duken trendy:

Opsioni nr. 1

5 mënyra si ta vishni bluzën e bardhë me mëngë të

Kombinojeni T-Shirtin tuaj të bardhë me një xhaketë dhe pantallona serioze. Do t’i jepni një pamje tjetër si bluzës, ashtu edhe kostumit tuaj.

Opsioni nr. 2

5 mënyra si ta vishni bluzën e bardhë me mëngë të

Një kombinim veror që do t’ju hyjë shumë në punë këto kohë. Mjafton ta vishni bluzën me fundin tuaj të preferuar. Nëse dëshironi t’i jepni edhe një prekje tjetër pamjes, thjesht lidheni nyjë bluzën nga fundi.

Opsioni nr. 3

5 mënyra si ta vishni bluzën e bardhë me mëngë të

Nëse doni më shumë ide frymëzuese për veshje të freskëta verore, atëherë kombinojeni bluzën e bardhë me një fund në po të njëtjën ngjyrë. Për ta kthyer këtë kombinim, guxoni me ngjyrat e aksesorëve.

Opsioni nr. 4

5 mënyra si ta vishni bluzën e bardhë me mëngë të

Kombinojeni bluzën me një kostum (xhaketë + minifund), kësaj radhe jo serioz. Në vend të takave, zgjidhni një palë atlete dhe voila!

Opsioni nr. 5

5 mënyra si ta vishni bluzën e bardhë me mëngë të

Ky opsion është “shpëtimtari”, perferuam ta quajmë kështu pasi është zgjidhja për çdo rast – si për në club, piknik, një darkë me miqtë etj. Ky është një kobinim klasik, ju duhet thjesht ta vishni bluzën e bardhë me një fund saten me printe.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon