Donald Trump, pas shpërthimit në Beirut: Një sulm i tmerrshëm

Nga Class 5 August 2020

Donald Trump, pas shpërthimit në Beirut: Një sulm i

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Beirut të Libanit mund të ketë qenë një sulm.

Duket si një sulm i tmerrshëm”,- tha Trump gjatë një konference për mediat në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se ai ishte takuar me disa gjeneralë amerikanë, të cilët, sipas tij, mendojnë se “incidenti ishte një sulm”.

Megjithatë, zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të disa tonë kimikateve, që ishin ruajtur në kushte të këqija, në një depo pranë portit të qytetit të Bejrutit.

Shpërthimi la të vrarë të paktën 100 njerëz dhe mijëra të tjerë të plagosur. Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani, tha se numri i viktimave pritet të rritet.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta, pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri. Ai ishte vrarë më 2005./REL/

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon