Tri ditë zie në Liban, mbi 100 të vdekur e 4 mijë të plagosur: ‘Ka viktima kudo, është një katastrofë e madhe’

Paralajmërohet gjendje e jashtëzakonshme

Nga Class 5 August 2020

Tri ditë zie në Liban, mbi 100 të vdekur e 4 mijë të

Mbi 100 persona kanë humbur jetën deri tani. Ekipet tona janë ende në operacione kërkimi dhe shpëtimi në zonat përreth”,- tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettani, në një deklaratë të fundit për mediat pas shpërthimit të fuqishëm në Liban.

Por shifrat e të vdekurve rriten dhe, për fat të keq, edhe ato të të plagorve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Libani është në zi pas shpërthimi tronditës në kryeqytetin e tij, Beirut, i cili deri tani raportohet se u ka marrë jetën të paktën 100 personave.

Tri ditë zie në Liban, mbi 100 të vdekur e 4 mijë të

Sipas mediave ndërkombëtare, numri i të plagosurve ka shkuar më shumë se 4 mijë.

I gjithë vendi u trondit nga shpërthimi, i cili filloi me një zjarr në port. Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo prej gjashtë vitesh.

Presidenti i Libanit ka thirrur një takim urgjent të kabinetit të mërkurën dhe paralajmëroi shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme dyjavore.

Tri ditë zie në Liban, mbi 100 të vdekur e 4 mijë të

Vendi do të jetë në zi për tri ditë duke nisur nga e mërkura.

Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të akordojë 100 miliardë lira (50.5 milion dollarë) fonde për raste emergjente si kjo.

Ajo që po dëshmojmë është një katastrofë e madhe”,- tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit. “Ka viktima kudo”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon