Shkon në 50 numri i viktimave dhe në 2700 ai i të plagosurve nga shpërthimi në Bejrut

Nga Class• 4 August 2020

Shkon në 50 numri i viktimave dhe në 2700 ai i të plagosurve nga

Dy shpërthime të mëdha tronditën të martën Bejrutin, duke vrarë të paktën 50 njerëz, duke plagosur mijëra të tjerë dhe krijuar tonditje në gjithë qytetin, ku u copëtuan dritaret, rrëzuan dyert dhe u tronditën ndërtesa. Qindra shtëpi mbetën të pabanueshme si pasojë e shpërthimeve.

Shkon në 50 numri i viktimave dhe në 2700 ai i të plagosurve nga

Mijëra njerëz kërkuan trajtim në spitale, në të cilët u krijua kaos për shkak të numrit të madh të njerëzve që kishin nevojë për trajtim. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan, bëri me dije se numri i konfirmuar i vdekjeve ka shkuar në 50, dhe të paktën 2.700 njerëz janë të plagosur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Mundo Caribe (@revistamundocaribe) on

Disa orë pas shpërthimit, shkaku mbetet i paqartë. Ndërsa Izraeli mohoi përgjegjësinë dhe tha se forcat e saj nuk kishin kryer një sulm, madje bëri me dije se kishte ofruar ndihmë humanitare dhe mjekësore.

Raportimet fillestare sugjeruan që shkak ishte bërë një depo fishekzjarresh. Shefi i sigurimit libanez, Abbas Ibrahim, fajësoi më vonë kimikatet e djegshme të depozituara në një depo. Ministri i brendshëm, Mohamed Fahmi, tha që nitrati i amonit ka qenë në mesin e materialeve të ruajtura dhe bëri thirrje për një hetim se si u ndez.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, e shpalli të mërkurën një ditë kombëtare zie.

Burimi: The Guardian

Lexoni edhe:

Video/ Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, të paktën 10 viktima, qindra të plagosur dhe njerëz nën rrënoja

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon