Gjëja e vetme që nuk duhet të bësh asnjëherë kur blen rrobat e banjës

Jo në internet?

Nga Class• 2 August 2020

Gjëja e vetme që nuk duhet të bësh asnjëherë kur

Blerjet online kohët e fundit janë bërë mjaft të domosdoshme, por sidomos nëse është fjala për rrobat e banjës, kjo mënyrë mund të jetë si thikë me dy presa. Veshjet që duhket sikur janë “perfekte”, njësoj si rrobat e tua të banjës, është vështirë të zgjidhen sipas numrit që të duhet në të vërtetë. Nëse nuk i provon në trup, por edhe nëse është një markë nga e cila nuk blen shpesh, shpeshherë nuk e ke idenë se ҫfarë mund të të ofrohet. Nëse është medium, a është medium sipas masës sime?  

Zgjedhja mund të jetë vërtet e vështirë, kështu që duhet të jesh vërtet e kujdeshme nëse je në kërkim të bikinit. Gjëja e parë që nuk duhet të bësh asnjëherë nëse porosit bikini, sidomos në internet, është të porositësh një masë të vetme.

Pra, për të mos rrezikuar, duhet:

Gjëja e vetme që nuk duhet të bësh asnjëherë kur

Të zgjedhësh vetëm ato bikini, të cilat i kanë reҫipetat dhe të brendshmet të ndara.

Porosit vetëm në dyqane që kanë oferta, ose marka të lira që ofrojnë gjithmonë të drejtë kthimi.

Zgjidh të njëjtën masë si për reҫipetat, ashtu edhe për mbathjet, nëse ke trup proporcional. Në këtë mënyrë, mund të gjesh kostumin që të përshtatet më mirë.

Nëse merr numra të ndryshëm rroba banje dhe nuk gjen kostume që shiten veҫ e veҫ, atëherë mos u tundo.

Gjëja e vetme që nuk duhet të bësh asnjëherë kur

Nëse je masë e mesme, në përgjithësi është e vështirë të përshatesh me masat e mesme lart dhe poshtë, madje, është gati e pamundur. Sepse masa e mesme është e ndryshme në vende të ndryshme.

Edhe ekspertët bashkohen me këtë mendim për veshjet me masë të mesme. Ҫelësi është te zgjedhja dhe pastaj te prova. Shiko gjithmonë mundësi për të gjetur numrin që të përshtatet.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon