'Deri sa të shoh diellin dhe yjet do të jesh me mua', Edi Rama i jep lamtumirën nënës së tij

Humbje e rëndë!

Nga Class 1 August 2020

'Deri sa të shoh diellin dhe yjet do të jesh me mua', Edi

Në moshën 82- vjeçare, Aneta Rama, nëna e Kryeministrit Edi Rama është ndarë sot nga jeta. Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, mëngjesin e sotëm.

'Deri sa të shoh diellin dhe yjet do të jesh me mua', Edi

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam", shkruan ai.

Aneta Rama ka qenë ndër të parat mjeke stomatologe në Shqipëri. Në vitin 2018-të, ajo u vlerësua me çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, për kontributin e veçantë në themelimin e stomatologjisë shqiptare.

'Deri sa të shoh diellin dhe yjet do të jesh me mua', Edi

Mësohet se prej kohësh ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, madje pikërisht ditën e vlerësimit me këtë çmim, i pranishëm gjatë ceremonisë ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili pohoi se e ëma, zonja Rama e kishte të pamundur prezencën fizike në atë aktivitet për shkak të problemeve shëndetësore.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon