‘Mretëresha’ rikthehet në Instagram, Selena Gomez shpjegon arsyet e mungesës së gjatë
Është rikthyer në Instagram

Edhe pse ishte në krye të fronit, Selena Gomez vendosi të heqë dorë nga platforma dixhitale për një kohë të gjatë. Por është rikthyer.
Këngëtarja 28-vjeçare ka publikuar një video ku shpjegon arsyet e largimit nga platforma dixhitale.
“Me gjërat që ndodhën në fillim të këtij viti, nuk e ndjeja të postoja gjëra të gëzueshme. Ishte shumë e vështirë për mua dhe po gjej kohën të mësoj vërtet çfarë po ndodh dhe ta bëj këtë gjë prioritetin tim” – thotë Selena ndër të tjera.
“Por dua t’ju them se do të angazhohem më shumë, do t’ju jap më shumë dashuri e do t’ju tregoj më shumë nga jeta ime personale dhe se çfarë kam bërë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që jeni këtu për mua, faleminderit që më mbështetni gjithmonë”,- shton Selena.
View this post on Instagram
Po ashtu, paralajmëroi se po punon për disa projekte të cilat mezi po pret t’i ndajë me fansat.
Gomez u shpall femra më e ndjekur në botë në Instagram në vitin 2016, por “ra” nga froni në 2019-ën nga Ariana Grande, e cila ka mbi 190 milionë ndjekës, ndërsa Selena me 184 milionë.
View this post on InstagramThings I’ve been doing in quarantine- settling into my new house and guitar lessons 🥰



