Fustanin ia mori hua mbretëreshës, dalin fotot e para të princeshës Beatrice nuse

Nga Class• 20 July 2020

Fustanin ia mori hua mbretëreshës, dalin fotot e para të

Të premten, Princesha Beatrice u martua me Edoardo Mapelli Mozzi në një martesë private në Royal Chapel of All Saints në Royal Lodge, Windsor.

Princesha 31-vjeçare nuk preferoi të stilonte një fustan të veçantë për dasmën e saj, por huazoi fustanin e gjyshes së saj të dizenjuar nga Norman Hartnell, si dhe përdori kurorën Queen Mary, që mbretëresha mbajti në ditën e dasmës së saj në 1947-ën. Ndërsa flokët Beatrice i kapi në gjysmë, duke ruajtur një stil minimalist në tërësi.

Fustanin ia mori hua mbretëreshës, dalin fotot e para të

Fustani i bardhë i princeshës Beatrice u vesh për herë të parë nga Mbretëresha në Hapjen e Parlamentit në vitin 1967.

Fustanin ia mori hua mbretëreshës, dalin fotot e para të

Pallati Mbretëror ndau edhe një foto të Mbretëreshës dhe Princit Philip me nusen dhe dhëndrin, sigurisht duke ruajtur distancën fizike.

Fustanin ia mori hua mbretëreshës, dalin fotot e para të

Përveç Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, në ceremoni ishin të pranishëm vetëm një pjesë e vogël e rrethit të saj të ngushtë familjar, për shkak të udhëzimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjithsej në dasmë ishin të pranishëm 20 persona.

Fustanin ia mori hua mbretëreshës, dalin fotot e para të

Fustanin ia mori hua mbretëreshës, dalin fotot e para të

Lexoni edhe:

Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit Mbretëror

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon