Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit Mbretëror

Princesha Beatrice është martuar me partnerin e saj italian

Nga Class• 18 July 2020

Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit

Princesha Beatrice është martuar me partnerin e saj italian Edoardo Mapelli Mozzi, në një ceremoni të fshehtë në kështjellën mbretërore Windsor në Britani, me gjithsej 20 të afërm, përfshirë dhe mbretëreshën Elisabeth.

Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit

Çifti duhet të lidhnin kurorë në Pallatin Mbretëror St James më 29 maj, por ceremonia u shty për shkak të pandemisë dhe pas këtij anulimi, asnjë datë e re nuk u bë publike.

Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit

31-vjeçarja Beatrice dhe Edo shkëmbyen premtimet këtë të premte në rezidencën e Princit Andrew.

Mbretëresha 94-vjeçare, veshur me një fustan në ngjyrë mente, ishte në ceremoni së bashku me bashkëshortin Duka i Edinburgh, 99 vjeç.

Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit

Prindërit e nuses, Princ Andrew dhe Dukesha e York me motrën Princeshë Eugenie, ishin mes rreth 20 të ftuarve.

Në deklaratën e pallatit mbretëror thuhet: “Ceremonia e vogël përfshinte mbretëreshën, Duken e Edinburg dhe familjarë të afërt. Martesa u krye në përputhje me udhëzimet përkatëse të qeverisë”.

Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit

Kisha mbretërore mund të presë deri në 180 të ftuar dhe ka mundësi për distancim social. Mësohet se çifti nuk kanë dashur të publikojnë foto, pasi nuk dëshironin të tërheqnin vëmendjen para dhënies së titullit të Kalorësisë së Kapiten Tom Moore nga Mbretëresha Elisabeth, në ceremoninë që u krye po të premten.

Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon