Vendim i qeverisë/Sa lekë do të gjobitesh nëse kapesh pa maskë brenda ambienteve të mbyllura?

Zyrtare!

Nga Class 15 July 2020

Vendim i qeverisë/Sa lekë do të gjobitesh nëse kapesh pa

Tanimë, nuk ka asnjë dyshim! Përmes aktit normativ të bërë publik vetëm pak minuta më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriliu, maska në ambientet e mbyllura bëhet e detyrueshme. Në të kundërt, do të gjobitesh!

Çdo person që kapet pa maskë në ashensor, ambiente zyre, në qendra tregtare, në autobuz e vende të tjera publike do të gjobitet me vlerën prej dy mijë lekësh.

Akti normativ është miratuar sot nga qeveria shqiptare. "Qeveria ka vendosur që të hedhë një tjetër hap për të parandaluar përhapjen e COVID, vendosjen e maskës e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura. Detyrimi do të jetë për çdo qytetar në të gjitha ambientet e mbyllura, administratë, transport publik, qendra tregtare, shkallë pallati, ashensor, etj. Nëse rast moszbatimi policia e shtetit, bashkiake, dhe inspektoratet do të penalizojnë shkelësit me gjobë. Për këtë akt kërkojmë mirëkuptimin e secilit prej jush", tha ministrja e Shëndetësisë.  

Vetëm sot, një tjetër bilanc tragjik kishim për nga numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus. Katër pacientë ndërruan jetë, mes tyre një vajzë vetëm 21 vjeçe duke u bërë kështu viktima e parë me moshë kaq të re në vendin tonë, ndërsa rastet e reja ishin 85.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon