Ai e lëndoi shumë, por Dafina Zeqiri zgjodhi mënyrën më të mirë për të marrë hak
Dafina merr hak për këngën

“Tash ti vuj vuj vuj
Mi kqyr story't edhe luj luj luj
zemra dhem dhem luj luj luj
e di që t'vjen edhe vuj vuj vuj”
Është refreni i njohur i këngës “Vuj vuj vuj” i Dafina Zeqirit që të gjithë e kanë fiksuar. Por ndoshta jo të gjithë e keni ditur që këngëtarja i aka kushtuar pikërisht atij që e ka bërë të vuajë dhe të lëndohet. Mbrëmjen e sotme, nga “Piter Pani”, Dafina nuk shpëtoi dot aq nga kjo pyetje që ka nxitur kureshtjen e fansave të saj.
Kështu, pyetjes së të vegjëlve për tematikën e kësaj kënge, pse e titulloi kështu dhe kujt ia dedikoi, Dafina iu përgjigj me diplomacy dhe mençuri…
“Ai më lëndoi aq shumë, saqë unë i kushtova një këngë që ai të vuajë dhe unë të kërcej…” – tha ajo.
Duket se kënga është pasqyrë e një momenti të vështirë në jetën e Dafinës. Megjithatë, këngëtarja tha se tashmë ajo kërcen me këngën “Vuj vuj vuj”, por, pa dyshim, edhe me të gjitha këngët e tjera. Siç bëjmë edhe ne.



