Risia e Instagram-it do t’ju bëjë ta harroni TikTok-un
Si funksionon?

India, e cila ka nurmin më të madh të përdoruesve të TikTok jashtë Kinës, njoftoi në fund të javës së kaluar se do ta ndalojë platformën e famshme dhe disa aplikacione të tjera kineze, duke thënë se ato paraqesin një "kërcënim për sovranitetin dhe integritetin". Me shumë mundësi, edhe Shtetet e Bashkuara, që janë në vend të tretë për nga numri i përdoruesve të TikTok, mund të ndjekin hapat e Indisë.
Pasi Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo të hënën tha që Shtetet e Bashkuara po mendonin ta bllokonin aplikacionin, TikTok lëshoi ​​një deklaratë ku thuhej:
"Ne nuk kemi përparësi më të madhe sesa promovimi i një përvoje të sigurt për përdoruesit tanë. Asnjëherë nuk ia kemi siguruar të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze dhe as nuk do ta bënim këtë gjë nëse kërkohet."
Ndërkohë, Instagram po mundohet të përfitojë nga e gjithë kjo, duke krijuar një opsion të ri, të quajtur Reels, që të lejon të bësh video si TikTok.
"Jemi të emocionuar që po zgjerojmë testin tonë të Instagram Reels në Indi," tha një zëdhënës i Facebook. “Reels i jep çdonjërit mundësinë për të krijuar dhe zbuluar video të shkurtra, që është ajo që gjithnjë e më shumë njerëz po preferojnë."

Instagram filloi testimin e Reels në Brazil në nëntor dhe që nga ajo kohë është zgjeruar në Francë dhe Gjermani, si dhe së fundmi në Indi. Mjeti brenda aplikacionit i lejon përdoruesit të regjistrojnë video prej 15 sekondash me muzikë dhe audio dhe t'i ngarkojnë ato në Story-t e tyre, të ngjashme me TikTok.
Facebook gjithashtu tha se është duke mbyllur aplikacionin e vet të ngjashëm me TikTok, Lasso, për t'u përqëndruar te Reels.
Kompania nuk ka dhënë ende një datë se kur Reels do të bëhet i vlefshëm globalisht, por urojmë ta kemi së shpejti.

Kompanitë indiane po kërkojnë gjithashtu të përfitojnë nga bllokimi i TikTok. Një aplikacion për ndarjen e videove në shtëpi, Roposo, tha se përpara se të ndalohej TikTok, kishte regjistruar 50 milionë shkarkime që nga lançimi i aplikacionit në 2014 ën.
Ndërsa pas ndalimit të TikTok, kompania tha se mori 22 milionë shkarkime të tjera në vetëm dy ditë.
Chingari, një tjetër aplikacion indian për ndarjen e videove, gjithashtu po raporton numra të lartë, pasi ka arritur në 10 milionë përdorues për vetëm tre javë.
Nga ana tjetër, TikTok ka bërë të ditur se është e angazhuar për të punuar me qeveritë indiane dhe amerikane.




