Vera Grabocka dhe Ismail Kadare në një shëtitje të paqtë buzë detit

Dy gjenitë bashkë!

Nga Class• 9 July 2020

Vera Grabocka dhe Ismail Kadare në një shëtitje të

Nuk ndodh përditë dhe as është e zakontë që të shohësh në këto kohëra të mbrapshta, bashkë dy njerëz si ata...Dy gjeni, secili në llojin e vet! Ai gjeni i letrave, ajo në fushën e produksionit dhe spektakleve televizive. Vera Grabocka dhe Ismail Kadare kanë shijuar pasditen e djeshme një bisedë në tone krejt të paqëta, buzë bregdetit, aty ku qielli i pamatë, dallgët e detit dhe flladi freskues ishin miqtë dhe shoqëruesit më besnik të të dyve!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka) on

Pamjet e kësaj shëtitjeje ndryshe për regjisoren e madhe Grabocka, i ka ndarë vetë ajo virtualisht përmes rrjeteve sociale, teksa i shoqëron me dixhiturën: "Një shëtitje me gjeniun, buzë detit"! Ismail Kadare edhe pse në kohë pandemie, duket se nuk rri dot larg Shqipërisë! Ai është rikthyer dhe në një shëtitje që ka zgjedhur të bëjë pasditen e djeshme e ka shoqëruar edhe regjisorja e njohur Vera Grabocka.

Vera Grabocka dhe Ismail Kadare në një shëtitje të

Kadare aktualisht jeton në Francë, por herë pas here rikthehet në Shqipëri për të takuar miqtë, si në rastin konkret, Vera Grabockën.

Komentet pas postimit të djeshëm të regjisores në faqen e saj zyrtare në Instagram, kanë qenë të shumta! Sepse kur dy gjenitë bëhen bashkë, kurrë nuk i dihet "produkti" që mund të vijë më pas...

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon