Lajm i trishtë/ Aktori i ‘Disney’ ndërron jetë në moshën 24-vjeçare

Shkaku?

Nga Class 7 July 2020

Lajm i trishtë/ Aktori i ‘Disney’ ndërron jetë

Ylli i "Disney", Sebastian Athie ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Aktori meksikan ishte i njohur për interpretimin e Lorenzo Guevara në serinë televizive argjentinase për adoleshentët “O11CE”, e cila transmetohej në "Disney Channel", në Amerikën Latine.

Lajm i trishtë/ Aktori i ‘Disney’ ndërron jetë

Në një deklaratë nga "Shoqata Kombëtare e Aktorëve të Meksikës", thuhej: "Me keqardhje të thellë ... në emër të shoqatës, raportojmë vdekjen e Sebastián Athié. Ai ishte 24 vjeç."

"Ne i dërgojmë një përqafim solidariteti familjes dhe miqve të tij me ngushëllimet tona më të thella."

Lajmi i trishtë është ndarë në mediat sociale të “Disney Channel Latin America”, dhe “Disney Radio Brasil”.

Lajm i trishtë/ Aktori i ‘Disney’ ndërron jetë

Nuk dihen shumë detaje rreth vdekjes së Sebastian-it. Postimi i tij i fundit në mediat sociale ishte një muaj më parë.

Sebastian u shfaq në disa shfaqje të tjera televizive meksikane, përfshirë “La Rosa de Guadalupe”.

Sebastian gjithashtu nisi një karrierë muzikore në vitin 2018, duke lançuar një duet të titulluar “Hasta que Vuelvas” me aktorin Javier Eloy Bonanno.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon