Koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm në moshën 41-vjeçare

Pati komplikime të shumta

Nga Class• 6 July 2020

Koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm në moshën

Aktori i vlerësuar me çmime ‘Tony’ nga Broadway, Nick Cordero, ka vdekur në Los Angeles për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ai ishte 41 vjeç.

Koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm në moshën

Cordero vdiq të dielën në spitalin Cedars-Sinai pasi kaloi më shumë se 90 ditë në spital, sipas gruas së tij, Amanda Kloots.

Koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm në moshën

"Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë tani," postoi ajo në Instagram. “Nicki ishte një dritë e ndritshme. Ai ishte shoku i të gjithëve, i pëlqente të dëgjonte, të ndihmonte dhe veçanërisht të fliste. Ai ishte një aktor dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Ai e donte familjen e tij dhe e adhuronte të qenit një baba dhe një bashkëshort."

Koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm në moshën

Cordero hyri në dhomën e urgjencës më 30 mars dhe pati ndërlikime të shumta njëra pas tjetrës. Një faqe e ‘GoFundMe’ ndihmoi për të paguar shpenzimet mjekësore duke mbledhur mbi 600,000 dollarë.

Koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm në moshën

Shumë njerëz të tjerë të njohur kanë shkruar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të. Cordero ishte shumë afër aktorit Zach Braff. "Unë sinqerisht mund t'ju them se kurrë nuk kam takuar një qenie njerëzore më të sjellshme,"- shkroi Braff në Twitter dhe Instagram. "Mos besoni se covid prek vetëm të moshuarit dhe të sëmurët."

Koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm në moshën

Cordero luajti Earl në ‘Waitress’ dhe rolin e Sonny në ‘Chazz Palminteri’s A Bronx Tale’. Ai u takua me Kloots kur luajti në ‘Bullets Over Broadway’, në vitin 2014, shfaqje në të cilën edhe ajo interpretoi. Të dy u martuan në 2017-ën. Djali i tyre Elvis lindi në gusht të 2019-ës.

Koronavirusi i merr jetën aktorit të famshëm në moshën

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon