Mëngjes i shpejtë: Omëletë me kungull, karotë dhe djath. Nga Erida Kabashi
Receta

Në mëngjes të gjithë duam diçka të shpejtë dhe të shijshme, sepse asnjëherë nuk na premton koha. Nëse ju është mërzitur tosta, atëherë është koha të eksperimentoni me këtë omëletë, recetën e së cilës e ka ndarë Erida Kabashi.
Përbërësit që ju duhen:
• 2-3 vezë
• 1 kungull
• 1 karotë
• kripë
• piper
• vaj ulliri
• arrë moskat
Mënyra e përgatitjes:
Thjesht perimet e grira në rende i bashkojmë me 2-3 vezë. U grijmë pak djath kaçkavall ose të bardhë. U hedhim kripë, pak piper dhe arrë moskat nëse e preferoni. E skuqim në tigan me pak vaj ulliri dhe ja ku u bë një mëngjes i shijshëm dhe i shëndetshëm dhe super i shpejtë.
View this post on Instagram



