Anxhela Peristeri nuk do t’i përgjigjet kurrë pyetjes njëmiliondollarëshe

Anxhela nuk përgjigjet kurrë

Nga Class 2 July 2020

Anxhela Peristeri nuk do t’i përgjigjet kurrë pyetjes

Sa herë është e ftuar në studio televizive apo në intervista të ndryshme, Anxhela Peristeri nuk shpëton nga pyetja që ajo e quan “njëmiliondollarëshe”: “Je e dashuruar?” As sot, në programin “Rudina”, në Tv Klan, këngëtarja e njohur u përball sërish me ngacmimet e Rudinës… Dhe zgjodhi sërish një përgjigje diplomatike për të dalë nga situate.

Anxhela Peristeri nuk do t’i përgjigjet kurrë pyetjes

E ftuar për të promovuar këngën e saj të re, “Dashni”, Anxhela tregoi se fabula e këngës, e krijuar nga ajo, i dedikohet një dashurie që nis nga një flirt… Kaq u desh që Rudina ta ngacmonte çfarë po ndodh me jetën e saj jashtë muzikës: “Je e dashuruar?”

Pyetja njëmiliondollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë…” – tha me të qeshur Anxhela duke theksuar edhe një herë se për jetën private nuk ka dëshirë të flas në publik. Të paktën jo për momentin…

Anxhela Peristeri nuk do t’i përgjigjet kurrë pyetjes

Tani jam mirë. Mirë jam… Domethënë e kam akoma atë unazë”, – shtoi Anxhela si për t’i dhënë përgjigje këmbënguljes së Rudinës.

Unaza e shumëdiskutuar e Anxhelës, e cila u komentua gjatë në ditëlindjen e saj të fundit, është ende në gishtin e këngëtares dhe, me siguri, edhe dhuruesi i saj, duhet të jetë pranë saj.

Mjafton kaq?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon