Si ta ҫlodhësh fytyrën ҫdo mbrëmje me dy produkte bazë

Dy produkte bazë

Nga Class• 1 July 2020

Si ta ҫlodhësh fytyrën ҫdo mbrëmje me dy produkte bazë

Nëse je e vëmendshme me recetat e bukurisë, me siguri ke parë që një pjesë e mirë e produkteve të pastrimit kanë në përbërjen e tyre sheqer (mundësisht organik). Sidomos nëse je veterane e recetave natyrale, këshilla kryesore është të përdorësh sa më shumë sheqerin si pastrues.

Të gjithë e dinë që sheqeri mund të jetë një nga produktet më të urryera për ata që mbajnë dietë, por është një produkt që bën mrekulli kur është fjala për pastrimin e lëkurës.

Scrub-i me sheqer është një recetë e thjeshtë që të vjen në ndihmë sidomos në fundjavë për një pastrim të thellë të lëkurës. Sheqeri mund të përdoret për fytyrën, trupin dhe për këmbët. Nëse ke lëkurë të yndyrshme, mund t’i shtosh recetës produkte të shumëllojshme, por baza është sheqeri dhe vaji esencial.

Si ta ҫlodhësh fytyrën ҫdo mbrëmje me dy produkte bazë

Përbërësit:

1/2 filxhan sheqer (të bardhë apo kafë, mundësisht organik)

1/2 filxhan vaj (vaj kokosi ose vaj ulliri)

Vajra të tjerë esencialë, sipas preferencës

Përdorimi:

Përzieji të gjithë përbërësit në një kavanoz hermetik. Për Ò«do përdorim, 1 lugë gjelle është e mjaftueshme. Përhape të gjithë scrub-in në lëkurë dhe masazhoje ngadalë. Mbaje edhe pas masazhit disa minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të bollshëm. Do të kesh ndjesinë e Ò«lodhjes dhe një butësi të mëndafshtë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon