Bota në mëshirë të fatit, SHBA-të blejnë të gjithë sasinë e ilaçit të vetëm anti-Covid

Nga Class 1 July 2020

Bota në mëshirë të fatit, SHBA-të blejnë të

Remdesivir u bë ilaçi i parë i autorizuar për të trajtuar personat e prekur me koronavirus. Sipas studimeve, pacientët e trajtuar me Remdesivir shërohen 31% më shpejt se pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral.

Kurimi me këtë ilaç për çdo pacient kushton 3,200 dollarë për 6 doza. Por, SHBA-të kanë blerë mbi 500 mijë doza të ilaçit Remdesivir, duke siguruar kështu të gjithë sasinë e prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Gillead për korrikun dhe 90% të prodhimit për gushtin dhe shtatorin.

Ndërkohë për vendet e tjera të botës, ky ilaç nuk do të jetë i disponueshëm për këto muaj. Vendimi vjen kur niveli i infektimeve në SHBA ka arritur rekord absolut, mbi 40 mijë persona në ditë.

Bota në mëshirë të fatit, SHBA-të blejnë të

Remdesivir është një ilaç i prodhuar kundër Ebolës, por që dështoi në testet klinike. SHBA vendosi ta testojë te pacientët me koronavirus në fund të prillit, kur pa edhe rezultate në kurimin e shpejtë të pacientëve. Remdesivir është përdorur kundër Covid-19 edhe në Kinë, por në disa vende të botës mjekët thonë se ai ka shfaqur efekte të rënda anësore.

Bota në mëshirë të fatit, SHBA-të blejnë të

Lexo edhe:

Merret vendimi: Ky është ilaçi i parë që rekomandohet në BE kundër Covid-19

Përcaktohet çmimi i ‘remdesivir’, ilaçit të vetëm kundër Covid-19 deri më tani

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon