Kur të mungon kremi i diellit, ke domaten që të mbron nga rrezet e diellit

Si ta përdorësh domaten si krem dielli

Nga Class• 27 June 2020

Kur të mungon kremi i diellit, ke domaten që të mbron nga rrezet

Amerikanët kanë një shprehje të famshme që ne e përkthejmë “Ne jemi çfarë hamë.” Përveç përdorimeve të ndryshme kundër rrezeve të diellit, gjatë verës lëkurën mund ta ndihmosh edhe me ushqimet që konsumon. Këtu, “të kuqet” janë zgjedhja më e mirë. Përfitimet e lëkurës pas përdorimit të frutave dhe perimeve të kuqe janë të jashtëzakonshme. Likopeni që kanë ato në përmbajtje është një mbrojtësit më të mirë të shtresave të sipërme lëkurës.

Kur të mungon kremi i diellit, ke domaten që të mbron nga rrezet

Në një studim të kryer së fundi me disa vullnetarë në Britani, është zbuluar se konsumi i domateve ka rezultate të mrekullueshme në lëkurë. Vullnetarët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë shtuan 10 gramë vaj ulliri në një pure domatesh për 12 javë. Ndërsa grupit të dytë i është dhënë vetëm vaj ulliri. Pas 12-javësh, u zbulua se ata që konsumonin domate ishin 33 për qind më pak të prekur nga rrezet UV. Kështu, konsumoni sa më shumë domate!

Lëngun e domates mund ta përdorni edhe për të lyer fytyrën në plazh duke i shtuar disa pika vaj ulliri.

Është një mbrojtës mjaft i mirë i rrezeve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon