Gwyneth Paltrow ka bërë çmendurinë më të madhe që keni dëgjuar për bukurinë, po ju do të guxonit?

Gwyneth Paltrow e ka provua

Nga Class• 18 June 2020

Gwyneth Paltrow ka bërë çmendurinë më të madhe

Përveçse si aktore, guruja e Goop Gwyneth Paltrow, njihet edhe për dëshirën e madhe për të eksperimentuar për gjëra që kanë të bëjnë me të ndierit mirë, bukurinë dhe ushqimin. Ajo bën avuj vaginalë dhe derdh whiskey quinoa, dhe nuk do t’ia dijë nëse mendoni që është e çuditshme.

Kështu që nuk habitemi kur dëgjojmë që në një intervistë të fundit për New York Times, Paltrow ka folur për një përvojë që njerëzit e komunitetit mjekësor, mund ta quajnë si të rrezikshme.

“Unë jam pickuar qëllimisht nga bletët. Është një përvojë mijëravjeçare e quajtur apiterapi. Njerëzit e përdorin kundër inflamacionit dhe shenjave në lëkurë. Është e mrekullushme, po të kërkoni për këtë. Por, të dhemb.”

Gwyneth Paltrow ka bërë çmendurinë më të madhe

Nëse kërkoni me të vërtetë, në Google, do të zbuloni që apiterapia (përdorimi i thumbit të bletës si terapi) nuk mbështetet në prova shkencore mjekësore, megjithatë Paltrow ka të drejtë që njerëzit e kanë përdorur për shumë vite, për të qetësuar simptomat e artritit dhe depresionit bashkë me disa ushqime. Sipas një artikulli të "Associated Press" të vitit 1997, praktikuesit i vendosnin bletët në zonën që i shqetësonte dhe kur pickoheshin, thumbi i irritonte dhe pastaj i qetësonte.

Gwyneth Paltrow ka bërë çmendurinë më të madhe

Dhe pse Paltrow nuk e specifikoi për çfarë e kishte përdorur pickimin e bletës, ajo tha që donte të bënte edhe një lloj trajtimi tjetër. 

“Nuk kam bërë ende krioterapi (përdorimi i të ftohtit ekstrem), por dua ta provoj”,- është shprehur ajo.

Gwyneth Paltrow ka bërë çmendurinë më të madhe

Para se ta gjykoni Paltrow, duhet të pranoni që çfarëdo që të jetë duke bërë, ka dhënë rezultat. Paltrow nuk duket sikur ka ndryshuar në këto 10 vjet! Duket sikur është kthyer pas madje. Kështu që ajo duhet të jetë duke bërë gjënë e duhur.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon