Meghan i dha fund me mikeshën e ngushtë, sepse ia kishte sjellë në majë të hundës: Donte të përfitonte

Nga Class 18 June 2020

Meghan i dha fund me mikeshën e ngushtë, sepse ia kishte sjellë

Siç mund ta keni marrë vesh, Meghan-it nuk i pëlqeu aspak mënyra si mikesha e saj e ngushtë, Jessica Mulroney u soll me blogeren me ngjyrë dhe aq më pak që kur donte të shfajësohej, përmendi Meghan-in. Marrëdhënia mes vajzave nuk është më si më parë. Në fakt, gjithçka ka ndryshuar që kur Meghan u bë pjesë e familjes mbretërore.

Sipas një burimi për Page Six, edhe pse Jessica ishte në dasmën dhe baby shower-in e Meghan-it, kjo e fundit është përpjekur gjithmonë e më shumë të krijojë distancë me mikeshën e ngushtë, pasi ndjente se Jessica donte të përfitonte nga statusi i saj mbretëror.

Meghan i dha fund me mikeshën e ngushtë, sepse ia kishte sjellë

“Miqësia e tyre nuk është më siç ka qenë. Kur e mendon, si mund ta kesh dikë mikeshë të ngushtë, kur ajo po përfiton nga shoqëria për të bërë karrierë?” –tha një burim tjetër.

Ndërkohë një burim i tretë shtoi se Meghan donte vetëm një justifikim për ta shkëputur marrëdhënien me Jessica-n njëherë e përgjithmonë.

Meghan i dha fund me mikeshën e ngushtë, sepse ia kishte sjellë

Kështu, me skandalin e fundit në të cilin u përfshi Jessica (për të cilin mund të lexoni duke klikuar këtu), Meghan gjeti arsyen për t’i dhënë fund shoqërisë.

Pas skandalit, Jessica reagoi me një falje publike në profilin e saj në Instagram, ku shtoi se do të shkëputej për disa kohë nga jeta publike dhe rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Meghan prish miqësinë me shoqen e saj të ngushtë, pasi kjo e fundit u përfshi në një skandal virtual

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon