Qofte me kus kus të shoqëruara me salcë të bërë vetë. Receta nga Mirela Andoni

Nga Class 7 June 2020

Qofte me kus kus të shoqëruara me salcë të bërë

Qofte me kus kus për më  dhe shumë shije, shoqërohet me salcë me kos dhe mustardë me piper jeshil.

Përbërësit që ju duhen:

• 250 gr kus kus
• 1 karotë
• 1 kungull jeshil
• 1 qepë e njomë
• 1 tufë kopër
• 2 vezë
• Vaj ulliri
• Kripë

Për salcën:

• 300 gr kos i trashë
• 1 lugë mustardë me piper jeshil
• 1 lugë mjaltë
• Vaj ulliri
• Kopër

Mënyra e përgatitjes:

Në fillim ziejmë kus kusin sipas udhëzimit në paketim, e vendosim në tavë dhe e shkriftojmë me pirun që të ftohet.

Grijmë me rende kungullin dhe karotën, gjithashtu presim imët qepën dhe koperin. Rrahim në tas vezët dhe i përziejmë të gjitha me kus kusin pasi kemi shtuar edhe pak vaj ulliri. Formojmë me duar të lagura qoftet dhe i vendosim në tavë me letër furre. I pjekim në furrë të parangrohur me 250 gradë për 25 minuta.

Në tas ku kemi vendosur kosin, shtojmë mustardën, mjaltin, kripën, vajin dhe koper të grirë. I përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe i shërbejmë me qoftet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare 🍴 Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings) on

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon