Cristiano Ronaldo hyn në histori, futbollisti i parë miliarder në botë

Shifra marramendëse fitimi!

Nga Class• 5 June 2020

Cristiano Ronaldo hyn në histori, futbollisti i parë miliarder në

Zyrtarisht, ai është futbollisti i parë miliarder në botë! Cristiano Ronaldo, renditet kështu krahë sportistëve të tjerë më të paguar në botë, si Floyd Mayweather dhe Tiger Woods, duke u bërë futbollisti parë miliarder në botë.

35-vjeçari, i cili mban ende titullin e futbollistit më të paguar për këtë vit, sipas Forbes, është gjithashtu atleti me fitimet më të larta pasi fiton afro dy milionë euro vetëm përmes Instagramit.

Me 429.3 milionë ndjekës në të gjitha platformat e mediave sociale, si dhe një pagë që së bashku me shpërblimet shkon te 65 milionë dollarë te Juventusi, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.

Cristiano Ronaldo hyn në histori, futbollisti i parë miliarder në

Sipas The Sun, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Real Madridit është bërë miliarderi i parë i futbollit para rivalit Lionel Messi, i cili gjithashtu pritet të arrijë këtë shifër vitin e ardhshëm.

Ronaldo fitoi gjithsej 105 milionë dollarë për vitin 2020, që përfshinte 45 milionë dollarë nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, dhe 1 milion dollarë më shumë sesa Messi, i cili fitoi 32 milionë dollarë nga reklamat e ndryshme dhe 72 milion dollarë nga paga dhe bonuset.

Cristiano Ronaldo hyn në histori, futbollisti i parë miliarder në

Neymar, LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Tiger Woods, Kirk Cousins ​​dhe Carson Wentz përbëjnë dhjetëshen e parë, ndërsa emra si Tyson Fury, Lewis Hamilton, Conor McGregor dhe Anthony Joshua mbeten më poshtë në listë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon