Lëkundje tërmeti në vend, zhvendoset epiqendra në juglindje
Tërmet 4.5 ballë
Nga Class•
30 May 2020

Pas një sërë paslëkundjesh të lehta që kanë vijuar të shoqërojnë tërmetin e fortë të 26 nëntorit në vendin tonë, sot epiqendra është zhvendosur në Korçë.
Një lëkundje tërmeti është shënuar sot pasdite në Libonik, me magnitudë 4.5 ballë. Lëkundjet janë ndier në zonat përreth dhe kanë shkaktuar panik te banorët. Ende nuk bëhen e ditur nëse ka dëme materiale.

Ndërkohë, IGJEUM raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3.7 dhe epiqendra në Voskopojë.




