Më në fund, verë! Po pse qershori 2020 nuk do të jetë një muaj i zakonshëm?

Mësoni arsyen

Nga Class• 29 May 2020

Më në fund, verë! Po pse qershori 2020 nuk do të jetë

Më në fund, është verë! Më në fund, ne mund t’i rikthehemi realitetit dhe të bëjmë gjërat që duam (me kujdes të madh). Presim të gjithë muaj me shumë diell që të shijojmë plazhet dhe gjithçka të bukur që ofron stina e nxehtë.

Nuk ka të bëjë me pandeminë, por ka një shpjegim astrologjik krejt rastësor ajo që e bën muajin e parë të verës të mos jetë edhe aq i zakonshëm.

Psikologët thonë se ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me një luhatje të dukshme mendore. Kjo ndodh edhe për arsye se këtë vit, edhe vetë universi po pëson disa tronditje të cilat do të ndikojnë edhe në jetën tonë.

Më në fund, verë! Po pse qershori 2020 nuk do të jetë

Çfarë po ndodh? Pse qershori nuk mund të jetë një muaj i zakonshëm?

Jo pak, por janë plot 5 plenete që do të jenë në retrogradë: Saturni, Venusi, Mërkuri, Jupiteri dhe Neptuni.

Edhe? Çfarë do të thotë kjo?

Janë disa momente gjatë këtij muaji që do të ndikojnë edhe në shenjën tuaj. Është një periudhë për të rimenduar për prioritetet, por pa marrë vendime. Astrologët këshillojnë që këtë periudhë retrograde të planetëve ta shfrytëzoni në maksimum, por mos merrni vendime të nxituara.

Qershori, për të gjitha shenjat do të jetë një muaj prove, sepse secili prej nesh do të përpiqet të hyjë në rrjedhën normale të jetës, edhe pse të gjithë do të kuptojmë se "normal" nuk është krejt siç ishte.

Më në fund, verë! Po pse qershori 2020 nuk do të jetë

Nuk është i gjithë muaji kështu, gjithsesi, dhe nuk është gjithçka e çuditshme. Rreth datës 23 qershor, do të jeni pothuajse gati për të rifituar qetësinë e humbur dhe të shijoni gjithçka që ka vera për të ofruar.

Por, paralajmërim! Kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Një bashkim Jupiter-Pluton në fund të muajit do t'ju bëjë të dëshironi diçka më të madhe në jetën tuaj.

Astrologët dhe psikologët ju këshillojnë të ruani vigjilencën. Qershori dhe bashkë me të e gjithë vera, do të kenë shumë për të ofruar.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon