Miranda Kerr thyen heshtjen, flet në lidhje me fëmijën që ish-partneri i saj po pret me Katy Perry-n

Zbuloni ç'marrëdhënie kanë ata

Nga Class• 29 May 2020

Miranda Kerr thyen heshtjen, flet në lidhje me fëmijën që

Aktorja australiane ka qenë mbështetëse e ish-partnerit të saj dhe të fejuarit aktual të Katy Perry-t, teksa mezi presin lindjen e vajzës së vogël.

Modelja 37-vjeçare e ‘Victoria's Secret’ shkroi një mesazh prekës në mediat sociale të Katy Perry-t, teksa këngëtarja tregoi barkun e rritur.

Miranda Kerr thyen heshtjen, flet në lidhje me fëmijën që

Miranda, e cila ka një djalë 9-vjeçar me Orlandon, Flynn, ka folur mirë Katy-n që do të bëhet nënë së shpejti.

Në foton që këngëtarja ndau dje, ajo tërhoqi vëmendjen me disa poza të ëmbla, e veshur me një fustan dhe duke mbajtur dorën mbi barkun e rrumbullakosur.

Miranda Kerr thyen heshtjen, flet në lidhje me fëmijën që

Miranda thjesht shkruajti: "Mama e mrekullueshme", përkrah një emoji zemre.

Miranda mori shumë mesazhe nga fansat teksa e vlerësuan për qasjen pozitive dhe përkrahjen e grave të tjera.

Miranda Kerr thyen heshtjen, flet në lidhje me fëmijën që

Miranda qëndroi e martuar me aktorin e ‘Pirates Of The Caribbean’ nga 2010 deri në 2013. Miranda gjithashtu foli hapur për revistën ‘People’ në 2017 në lidhje me dinamikën e 'familjes moderne'.

Miranda Kerr thyen heshtjen, flet në lidhje me fëmijën që

"Ne jemi një familje modern. Orlando dhe unë jemi si familje, ai është si një vëlla për mua. Është shumë e çuditshme, por ne me të vërtetë kujdesemi për njëri-tjetrin dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme, kështu që ndihem shumë me fat."-  i tha ajo botimit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon