Para kësaj recete bukurie, Almeda Abazi nuk vë asnjë trajtim tjetër. Mësoni sekretin

Maskë për fytyrën me kafe turk

Nga Class• 28 May 2020

Para kësaj recete bukurie, Almeda Abazi nuk vë asnjë trajtim

Nuk është hera e parë që Almeda Abazi e ndan me të gjithë recetën e saj të bukurisë. E praktikon që prej moshës 16-vjeçare dhe nuk vë asnjë trajtim tjetër para kësaj maske bukurie, e cila ka në bazë kafen turke.

Edhe pse gjatë kohës së karantinës ka qenë tërësisht e përkushtuar pas të birit 1-vjeçar, Efehan, Almeda nuk ka harruar edhe të merret me veten. Me maskën e saj magjike.

Modelja dhe aktorja ishte pasditen e sotme e ftuar në “Rudina” për të ndarë me publikun shqiptar si e ka kaluar këtë periudhë të gjatë në karantinë, por ka shpjeguar edhe një herë për të gjithë ndjekësit e saj recetën e bukurisë me kafe turke.

Siç e ka ndarë edhe në videon e saj, maska ka përbërës shumë të thjeshtë: kafe turke, mjaltë, kos, të verdhë veze dhe pak kanellë për fytyrat e thata…

Para kësaj recete bukurie, Almeda Abazi nuk vë asnjë trajtim

“Është një maskë që unë e kam përdorur që 16 vjeçe. Ka shumë vite që e bëj dhe jam shumë e lumtur me të, të them të drejtën. Më pëlqen shumë. Nuk vë para asaj maske asnjë trajtim. Ka një efekt pastrues. Unë e kam fytyrën shumë të thatë, me thënë të drejtën, dhe gjithë kohën duhet ta hidratoj. Unë nuk e di, në fakt, nëse kjo maskë është e mirë për të gjithë, por për lëkurën time është shumë e mirë…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Hassas cildiniz var ise tarcin kullanmayin...ben cok az kullaniyorum gordugunuz gibi If you have a sensitive skin don’t use cinnamon! 🙏🏻

A post shared by Almeda (@almeda92) on

 

Ka mjaltë, kos, e verdha e vezës, të bardhën e vezës e ruajmë për në fund, kafe dhe vaj ulliri. Shumë pak kanellë, ndërsa kur është lëkura shumë e ndjeshme, mos e përdorni” – porosit Almeda.

Veç kësaj maske, asgjë tjetër nuk përdor bukuroshja e njohur shqiptare: “Të betohem nuk bëj gjë tjetër fare, vetëm këtë maskën dhe kremrat”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon