41 të vdekur nga koronavirusi pas ndeshjes së madhe të Ligës së Kampioneve

Tronditëse

Nga Class 24 May 2020

41 të vdekur nga koronavirusi pas ndeshjes së madhe të Ligës

Ndeshja e kthimit të fazës së 1/16-ave për Ligën e Kampioneve Liverpul-Atletiko Madrid 2-4 ka shkaktuar vdekjen e 41 personave.

Ky është konkluzioni që nxori Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Britaninë e Madhe, pasi kreu një studim për takimin e 11 marsit ku spanjollët eliminuam në mënyrë befasuese kampionët në fuqi të Europës.

Megjithëse në Spanjë dhe disa vende të tjera të Europës ishin marrë masat që ndeshjet të zhvilloheshin pa tifozë, autoritetet angleze në Liverpul lejuan që takimi të luhej me tifozë. Ajo ndeshje është ndjekur nga 54 mijë veta, ku 3 mijë ishin tifozë të Atletiko Madridit.

Pas këti takimi, numri i personave të infektuar me koronavirus dhe i viktimave u rrit ndjeshëm në Liverpul.

Një tjetër takim që dyshohet se ka shkaktuar shumë viktima prej koronavirusit është Atalanta-Valencia 4-1, e luajtur në “San Siro” në 19 shkurt, takim i vlefshëm për Ligën e Kampioneve.

Sot, Anglia numëron rreth 36 mijë të vdekur nga COVID-19.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon