Tortë e ftohtë për t’u freskuar në këto ditë të nxehta. Receta nga Mirela Andoni

Ndërkohë që temperaturat janë duke u rritur gjithnjë e më shumë, na duhet të gjejmë mënyra të ndryshme për t’u freskuar. Si thoni për një tortë të ftohtë? E kush do t’i thoshte jo?! Recetën e sjell Mirela Andoni në faqen e saj Papare, The Beauty Of Small Things. Mjafton të shikoni sa bukur ka dalë rezultati i tortës dhe e dimë që s’do mendoheni gjatë para se t’i përvisheni punës. Për më tepër që mënyra e përgatitjes është e thjeshtë.

Përbërësit që ju duhen:
6 pako të vogla biskota pavesini
400 ml pana për ëmbëlsira
170 gr qumësht i kondesuar
300 gr qershi të ngrira
1 vanilje
Mënyra e përgatitjes:
Rrahim kremin e qumështit (panën) me vaniljen dhe qumështin e kondesuar, shtojmë qershitë e ngrira. Vendosim një plastmas kuzhine te tava dhe sipër rreshtojmë biskotat në të gjithë sipërfaqen e tavës. Hedhim kremin, vendosim edhe një rresht tjetër me biskota dhe përsëri krem. E përfundojmë tortën me biskota dhe e mbulojmë me plastmas. E vendosim në ngrirje për disa orë ose te fresku nëse nuk e doni tortë akullore. E heqim nga tava dhe e zbukurojmë me pak krem dhe fruta.
Voila!
View this post on Instagram



