Shënohet viktima e 32-të nga Covid-19 në Shqipëri, ndërron jetë 64-vjeçarja

Kishte 3 javë në gjendje të rëndë

Nga Class• 23 May 2020

Shënohet viktima e 32-të nga Covid-19 në Shqipëri,

Pas disa javësh pa vdekje për shkak të Covid-19 në Shqipëri, ministria ka konfirmuar viktimën e 32-të.

Covid-19, Ministria e Shëndetësisë/

Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit.

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me Covid-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Shënohet viktima e 32-të nga Covid-19 në Shqipëri,

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët./top-channel.tv

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon