Projekti i fundjavës: 2 zgjidhje natyrale për të parandaluar njollat e diellit të pranverës

Me lulet e stinës

Nga Class 22 May 2020

Projekti i fundjavës: 2 zgjidhje natyrale për të parandaluar

Dielli i pranverës është mjaft i rrezikshëm për krijimin e njollave në fytyrë, ndaj në këtë periudhë është i domosdoshëm kujdesi për lëkurën më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Nuk kërkon kosto, as kohë të gjatë për të përgatitur një maskë të thjeshtë me lule shtogu.

Shtogu është në kohën e lulëzimit në këtë periudhë. Është mjaft e njohur si bimë dhe me aromë shumë të mirë (emri latin Sambucus Nigra). Lulet me ngjyrë të bardhë lëshojnë disa kokrra të cilat kanë jo vetëm vlera kurative, por edhe vlera estetike.

Projekti i fundjavës: 2 zgjidhje natyrale për të parandaluar

Maska ideale për në darkë:

Maskë 1

Sasi të barabartë lule zambaku dhe lule shtogu shtypi dhe përzieji me mjaltë në një enë. Masën e përftuar, aplikoje në fytyrë (më shumë në zonat ku bëhesh me njolla). Mbaje për 20-25 minuta dhe më pas shpëlaje. Kjo maskë shërben edhe për pikat e zeza të fytyrës.

Projekti i fundjavës: 2 zgjidhje natyrale për të parandaluar

Maska 2

Patatet e ziera, pasi i ke qëruar dhe i ke shtypur, hidhu pak qumësht.  Përzieji mirë derisa të përfitosh një lloj pureje. Lyeje fytyrën çdo mbrëmje dhe mbaje për 30 minuta.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon