Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e zakonshme

Nga Class• 22 April 2020

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

Ndërkohë që pothuajse gjithë bota është në karantinë, na duhet të përshtatemi me kushtet. Nëse keni ditëlindjen në këtë periudhë, me siguri kishit bërë plane të tjera dhe as nuk e kishit menduar se për ditëlindje do të ishit në karantinë. Megjithatë duhet të dini se nuk është nevoja të hiqni dorë nga planet tuaja për të festuar. Festat në shtëpi janë trendi i momentit. Të gjithë po mundohen ta bëjnë karantinën sa më pak stresuese, kështu që pse të mos e festoni ditëlindjen tuaj në shtëpi, me njerëzit tuaj të dashur?!

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

Class Events është gjithmonë pranë jush, për të realizuar festa të paharrueshme. Ju sigurojmë që një ditëlindje në karantinë do të jetë një nga ditëlindjet më të veçanta që keni kaluar. Provë për këtë është ditëlindja e radhës e organizuar nga skuadra e Class në një vilë në periferi të Tiranës – Një festë surprizë që u ideua brenda 24 orësh.

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

“Meqë do të organizohej në një ambient të jashtëm me pishinë dhe me gjelbërim menduam se përshtatej tema “garden”, një kopsht me sa më shumë ngjyra dhe pak rustik.

Class për fat të mirë ka një magazinë plot që mund të përshtatemi me çdo stil, edhe këto ditë që jemi të kufizuar në zgjedhje,” –shprehet Amela Puka, Event Architect pranë Class AV Events.

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

Tavolina drurit u përshtat në mënyrë perfekte me karrige të po të njëtit material, që i jepnin dekorit prekjen e veçantë rustike. Pecetat u zgjodhën lino, sotopjatat në ngjyrë blush mat, ndërsa gotat jeshile u kombinuan me lulet shumëngjyrëshe që dukeshin si lule kopshti, duke u përshtatur me temën.

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

Për të krijuar një atmosferë edhe më shumë festive u shtuan disa kompozime me tullumbace. Një kompozim i madh u vendos te pishina dhe një kompozim tjetër në mes të oborrit. Ngjyrat e tullumbaceve u kombinuan me ngjyrat e luleve dhe me ato të pjesës tjetër të dekorit.

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

Një ditëlindje në karantinë s’mund të ishte më e veçantë se kaq.

Ditëlindja në karantinë s’ka pse të jetë e

Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon