Çfarë do të ndodhë me shkelësit e rregullave gjatë pandemisë? Njihuni me masat e reja të qeverisë

Mësojeni këtu!

Nga Class• 8 April 2020

Çfarë do të ndodhë me shkelësit e rregullave

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga masat që po përgatit qeveria për ndryshimet në Kodin Penal dhe Rrugor për të gjithë shkelësit gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kështu, pasi të fillojë lehtësimi i masave kufizuese për qytetarët, paralelisht do të forcohen penalizimet për shkelësit.

Sipas shefit të qeverisë, ata persona që kanë autorizim të përdorin për punë automjetin privat dhe e përdorin edhe për punë të tjera personale, do të humbasin lejen e drejtimit dhe do t’u sekuestrohet mjeti për një periudhë disa vjeçare. Jo vetëm kaq, por rrezikojnë edhe burgim.

“Do të vendosim masa që kanë të bëjnë me hapjen, por do t’i shoqërojmë me masa shtrënguese shumë të forta. Nëse automjetin privat që merr për punë, e përdor për diçka tjetër, do të humbësh lejen e drejtimit, do të humbësh automjetin për disa vite, përveç se do të paguash edhe gjobë, mund të përfundosh edhe prapa hekurave. Shikoni se çfarë ligjesh ka bota për epidemitë. Për fat të keq ne nuk kemi fare”.

Çfarë do të ndodhë me shkelësit e rregullave

Edhe këmbësorët do të preken nga këto ndryshime.

“Këmbësorët do të penalizohen dhe penalizimi do të jetë jo më një kundravajtje e thjeshtë, do të jetë kundravajtje penale. Po kështu të gjithë ata që do të hyjnë në listën e shkelësve, do të lënë lejen e drejtimit aty. Nëse zotërojnë një automjet privat do ta humbin atë automjet për të njëjtën kohë që do të humbin lejen e drejtimi”.

Kryeministri foli edhe për shoferët e kompanive që bëjnë transportin e stafeve të kompanive. Sipas tij, stafi duhet të ulet në pjesën e pasme të makinës. Por, nuk do të lejohet dhe do të jetë vepër penale transportimi me makinë i personave të tjerë.

“Për transportimin e personave të tjerë. Nëse merr persona të tjerë ke kryer një kundravajtje penale dhe do të paguash për një vepër penale. Dhe nëse shkon në pikën që të marrësh në makinë persona të sëmurë, të moshuar, të mitur për të cilët nuk je i autorizuar, kjo është e patolerueshme. Këto masa thjesht po i them do të jenë aktive duke filluar nga java e ardhshme. Do të shkojmë në Parlament për të ndryshuar kodet, Penalin dhe Rrugorin”.

 

Burimi: tvklan.al

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon