17 raste të reja, shkon në 400 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Të dhënat e fundit!

Nga Class 8 April 2020

17 raste të reja, shkon në 400 numri i të infektuarve me

Një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve ka pasur gjatë 24 orëve të fundit, ku janë konfirmuar 17 raste të reja, 11 më shumë se një ditë më parë. Numri total i të infektuave në Shqipëri ka shkuar në 400, ku mësohet se 58 prej tyre janë të shtruar në dy spitalet COVID në Shqipëri, specifikisht te spitali infektiv janë 52 të shtruar e ndërsa të "Shefqet Ndroqi" 6 pacientë. Që do të thotë ka pasur ulje të numrit të pacientëve që janë shtruar në spitale, e ndërsa një shifër optimiste vjen sa i përket numrit të të shëruarve. Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, e në total kjo shifër ka shkuar në 154.

Nga 17 rastet e konfirmuara pozitiv, 9 janë në Tiranë, 1 në Elbasan, Fier 6 raste dhe Shkodër 1, fatmirësisht nuk ka shtrirje të koronavirusit në qytetet e tjera të prekura deri më tani. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste, e ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 22 qytetarë.

17 raste të reja, shkon në 400 numri i të infektuarve me
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
 
- Tiranë           190 raste
- Durrës           38 raste
- Lushnje         5 raste
- Elbasan         12 raste
- Fier                32 raste
- Kavajë           8 raste
- Rrogozhinë    4 raste
- Korçë             17 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër         45 raste
- Lezhë            14 raste
- Berat              2 rast
- Has                12 raste
- Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
- Pukë               4 raste
- Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
 
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Burimi:Shqiptarja.Com

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon