Në ditëlindjen e piktorit, vidhet kryevepra e Van Gogh

Kushtonte plot gjashtë milionë euro!

Nga Class 1 April 2020

Në ditëlindjen e piktorit, vidhet kryevepra e Van Gogh

Ka ndodhur ajo që nuk pritej, pikërisht në një ditë kur duhej të përkujtohej 167 vjetori i lindjes së gjeniut të artit pamor, Vincent Van Gogh. Në muzeun “Singer Land” në Holandë, është vjeshur e famshmja pikturë e quajtur “Kopshti kanonik” me vlerë plot gjashtë milionë euro.

Ndonëse, muzeu i artit ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë globale të koronavirusit që ka goditur gjithë botën, ky fakt nuk i ka penguar aspak hajdutët që të arrijnë objektivin e tyre për të vjedhur nga ky muze një nga kryeveprat botërore të piktorit të famshëm Van Gogh.

Në ditëlindjen e piktorit, vidhet kryevepra e Van Gogh

Piktura, në të cilën pasqyrohet një kopësht famullitar është pjesë e një serie punimesh nga artisti në periudhën e viteve 1883 dhe 1884. Vepra e vjedhur e artit është shtuar në listën ndërkombëtare të Interpol-it të veprave të tjera të artit të vjedhura ndër vite. Në vitin 2007, hajdutët vodhën shtatë statuja nga kopshti i këtij muzeu me vlerë plot 1.3 milion Euro.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon