As Ingrit Gjoni nuk bën përjashtim, ja çfarë bëri nga frika e koronavirusit

Kisha frikë nga koronavirusi, boshatisa të gjithë supermarketin

Nga Class• 29 March 2020

As Ingrit Gjoni nuk bën përjashtim, ja çfarë bëri nga

Sapo u mësuan të infektuarit e parë në vend me Covid-19 dhe pas kësaj, edhe masat që nisi të marrë qeveria, të gjithë qytetarët, nga frika e virusit, vërshuan drejt marketeve për të blerë gjërat jetike. Nuk ka bërë përjashtim as nga frika dhe as nga ky veprim edhe Ingrit Gjoni.

E ftuar pasditen e kësaj të diele në “E diell”, Ingriti ndau me publikun disa momente nga karantina. Këngëtarja, momentalisht, ndodhet në shtëpinë e saj verore në Gjirin e Lalzit dhe në një bisedë me të rrëfeu edhe çfarë i ndodhi sapo mësoi për virusin.

As Ingrit Gjoni nuk bën përjashtim, ja çfarë bëri nga

Ndërsa Ervini hapi në një moment frigoriferin e Ingritit, për të zbuluar se çfarë kishte brenda, vuri re që ishte i tejmbushur me produkte. Vetë Ingriti e justifikoi këtë duke u shprehur se dhe ajo ishte frikësuar, si të gjithë, nga frika në momentin që pandemia e virusit korona “mbërtheu”  vendin tonë.

“Kështu që mora familjen, u drejtova drejt supermarketit dhe bëra një super pazar”,- u shpreh këngëtarja për “E diell”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon