Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës në finalen e 'Top Talent'

Një vajzë

Nga Class• 27 March 2020

Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës në finalen e

Zgjodhi kohën dhe vendin e duhur për ta bërë publike gjininë e fëmijës që do të lindë së shpejti. Edhe pse, pak javë më parë, e ftuar në “Soirée”, Jonida Vokshi nuk e zbuloi gjininë e fëmijës së parë, ngacmimi i Jonida Shehut la të kuptohej se moderatorja është në pritje të një vajze.

“Si është lista e emrave? Fillon me Mjalta, Vjosa, si këta emrat e Kosovës?”, - e ngacmoi Jonida Shehu, edhe pse pas kësaj, asgjë nuk u zbulua.

Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës në finalen e

Deri sot, enkas në finalen e Top Talent, kur Jonida kishte rezervuar edhe një surprizë. Siç është bërë traditë tashmë për nënat në pritje, edhe Jonida zgjodhi trendin e plasjes së tullumbaces dhe prej andej u shfaq qartë ngjyra rozë.

Po, është një vajzë. U mësua sakaq gjinia në muajin e gjashtë të nënës në pritje. Tani puna nis për të zbuluar emrin…

Sepse ata të dy e kanë gjetur: shqiptar, por edhe universal, i shkurtër dhe i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët.

“Emrin, mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar, por edhe universal. Ideja na ka lindur të dyve në të njëjtën kohë. Kemi qenë duke parë një film dhe kur u tha ai emër, vetëm u pamë. Po kërkonim një emër i cili të ishte i shkurtër, i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët dhe që t’i rrijë cfarëdo lloj profesioni, sepse ti kurrë nuk e di nëse fëmija nesër, pasnesër, do të bëhet artist, do bëhet doktor do jetojë në Shqipëri apo do jetojë jashtë.”

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon