Bill Gates: Po të isha president, ja çfarë do të bëja tani për të luftuar koronavirusin

Izolim kombëtar

Nga Class 26 March 2020

Bill Gates: Po të isha president, ja çfarë do të bëja

Nëse Bill Gates do të ishte President i Shteteve të Bashkuara tani, do t’i jepte përparësi izolimit të njerëzve në të gjithë Amerikën “për të rrafshuar” kurbën e pandemisë COVID-19.

"Mesazhi është i qartë: ne nuk kemi zgjidhje veç ta ruajmë këtë izolim dhe kjo do të zgjasë për një periudhë kohe",- i tha Bill Gates kuratorit të TED, Chris Anderson, të martën. “Në rastin kinez, ishte rreth gjashtë javë, kështu që ne duhet të përgatitemi për këtë dhe ta bëjmë atë shumë mirë."

Sipas Gates, "nëse ju jeni duke bërë izolim (kombëtar), brenda afro 20-ditësh do të shihni që ato numra (të rasteve të reja) ndryshojnë me të vërtetë", d.m.th., zbresin"... dhe kjo është një shenjë që ju ' jeni në rrugën tuaj.

Bill Gates: Po të isha president, ja çfarë do të bëja

Komentet e Gates vijnë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se do që bizneset në Amerikë të rihapen deri në Pashkë, 12 prill. Ekspertët mjekësorë, në anën tjetër, thonë që është shumë shpejt.

Gates thekson gjithashtu se është e rëndësishme t’u jepet përparësi taksave për njerëzit.

"Është vërtet tragjike që efektet ekonomike të kësaj janë shumë dramatike. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë me ekonominë gjatë jetës sonë”,- tha Gates. "Por ju e dini, të riktheni ekonominë dhe të bëni para, është më shumë një gjë e kthyeshme sesa të rikthejë njerëzit në jetë. Dhe kështu ne do të marrim dhimbjen në dimensionin ekonomik - dhimbje të mëdha - në mënyrë që të minimizojmë dhimbjen e sëmundjes dhe dimensionin e vdekjes."

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon