Pse sapuni dhe uji i ngrohtë funksionojnë kundër Covid-19?

Zbulojeni tani!

Nga Class 25 March 2020

Pse sapuni dhe uji i ngrohtë funksionojnë kundër Covid-19?

Ndiheni të lodhur nga larja e duarve për 20 sekonda çdo herë? Ju lutemi të mos ndaloni.

Bota po mbështetet tek ju për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

"Ekzistojnë katër koronaviruse që qarkullojnë te njerëzit rregullisht, pothuajse çdo vit dhe ato shkaktojnë kryesisht ftohje. Në fakt ato shkaktojnë rreth një të tretën e ftohjes së zakonshme. Ata nuk vrasin njerëz,"- tha virologu Dr. John Williams, shefi i sektorit të sëmundjeve infektive pediatrike në Universitetin e Pittsburgh.

Pse sapuni dhe uji i ngrohtë funksionojnë kundër Covid-19?

Nuk është vetëm koronavirusi ai që shkatërrohet nga larja e duarve. Gripi, i cili vret miliona njerëz në të gjithë botën çdo vit dhe metapneumovirusi, i cili shkakton infeksion në rrugët e frymëmarrjes që mund të çojë në pneumoni, gjithashtu shkatërrohet dhe vdes.

Çfarë bëjnë sapuni dhe uji i ngrohtë?

Pse sapuni dhe uji i ngrohtë funksionojnë kundër Covid-19?

Nën mikroskop, koronaviruset duket se janë të mbuluara me “shigjeta me majë”, duke u dhënë atyre pamjen e një kurore ose "koronë", siç i është vënë emri. Nën kurorë është shtresa e jashtme e virusit, e cila përbëhet nga lipide, ose yndyrë. Imagjinoni sikur po lani vetëm me ujë një pjatë që ka pasur gjellë, e cila ka shumë yndyrë. Ajo nuk pastrohet pa ilaçin e enëve. Prandaj, edhe në këtë rast ju duhet sapuni.

Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si molekulat e sapunit janë formuar. Secila duket si një spermë e vogël, me kokë dhe bisht. Koka lidhet me ujin, por bishti e kundërshton atë, duke preferuar vajin dhe yndyrën. Duke u përpjekur për të shpëtuar nga uji, bishti i sapunit tërhiqet në shtresën yndyrore të jashtme të virusit dhe fillon ta ndajë atë. Sapo virusi ose bakteret ndahen, ai derdh zorrët në ujin e sapunit dhe vdes.

Ju shpesh dëgjoni se uji me të cilin duhet t’i lani duart duhet të jetë i ngrohtë, por pse?

"Uji i ftohtë do të funksionojë, por ju duhet të siguroheni se sapuni po bën shumë shkumë ose flluska.”- tha kimisti Bill Ëuest, një profesor në Universitetin Emory, i cili studion dezinfektuesit.

Pse sapuni dhe uji i ngrohtë funksionojnë kundër Covid-19?

“ Dezinfektuesit duhet të kenë të paktën 60% alkool në to. Ju duhet të përdorni dezinfektues aq sa duhet dhe ta përhapni në të gjithë sipërfaqen e duarve."- tha Schaffner.

Kështu që herën tjetër kur t’i lani duart për herë të pestë, krenohuni me të gjitha ato flluska sapuni që po krijoni dhe imagjinoni krijesat mikroskopike që ngordhin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon