Çfarë ndodh kur kolliteni në bërryl dhe kur kolliteni përpara duarve? Shikoni ndryshimin drastik
Ndryshim drastik
Nga Class•
24 March 2020

Duke marrë shkas nga këto ditë të zymta pandemie, një nga rregullat që e keni dëgjuar më shpesh është që, kur të kolliteti, ta bëni këtë duke e mbajtur gojën në pjesën e brendshme të bërrylit dhe jo përpara duarve.

Nëse e keni ende të paqartë rëndësinë e të vepruarit në këtë mënyrë, kjo video nga Universiteti gjerman i Weimar-it ju vjen në ndihmë. Shihni më poshtë nivelin e shpërndarjes së spërklave për secilin rast.



