Mbretëresha Elizabeth izolohet dhe as familjarët s’mund ta takojnë

Koronavirusi nuk përjashton askënd

Nga Class• 24 March 2020

Mbretëresha Elizabeth izolohet dhe as familjarët s’mund ta

Ashtu si pjesa tjetër e botës, edhe familja mbretëore po distancohet nga jeta shoqërore për të reduktuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Madje, sipas Dail Mail, Mbretëresha Elizabeth është izoluar në Windsor Castle, me një staf të limituar dhe as familjarët e saj nuk mund ta takojnë.

Mbretëresha Elizabeth izolohet dhe as familjarët s’mund ta

“Sigurisht që sa më pak njerëz të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, aq më mirë. Nuk mund të bëhet shaka me sigurinë e mbretëreshës në moshën që ajo dhe duka janë. Por është gjithashtu për të mirën e të gjithë atyre që punojnë në kështjellë. Të gjithëve u është thënë të dërgojnë në shtëpi sa më shumë staf të munden dhe familja mbretërore nuk mund të bëjë përjashtim. Për mbretëreshën po kujdesen punonjësit e saj më të afërt. Si gjithkund tjetër, jeta normale është vënë në pritje”, -është shprehur një burim pranë familjes mbretërore.

Mbretëresha Elizabeth izolohet dhe as familjarët s’mund ta

Ndërkohë Charles dhe Camilla ndodhen në Highland, ndërsa Kate dhe William, së bashku me fëmijët janë larguar nga Londra në Anmer Hall.

Mbretëresha Elizabeth izolohet dhe as familjarët s’mund ta

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon